Tetovë: 19-vjeçari arrestohet pasi drejtoi automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe sulmoi një polic në spital
Më 01.01.2026 në ora 00:54 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.Z. (19) nga fshati Poroj i Tetovës. Paraprakisht, në rr. “Ivo Ribar Lolla” në Tetovë, ai me automjetin “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës ka goditur skajorin e rrugës, ndërsa gjatë ndërmarrjes së masave është konstatuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.68 promilë alkool në gjak. Më vonë, në Spitalin Klinik të Tetovës, ai ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.
Mgid