Një shtetas i RMV-së ndodhej në zjarrin tragjik në Zvicër, autoritet në vend nuk kanë informacione ku është
Zëdhënësja e qeverisë, Marija Miteva, konfirmoi se ka një shtetas të Maqedonisë së Veriut që ende është i zhdukur dhe ndodhej në ndërtesën e zjarrit tragjik në barin në qendrën zvicerane të skive Crans-Montana, por se nuk ka ende informacione për të.
“Njoftimin e fundit që mora nga institucionet kompetente është se ka një person me shtetësi nga RMV. Jemi në kontakt me autoritetet dhe policinë kantonale dhe do ta informojmë opinionin sapo të marrim më shumë detaje. Presim më shumë. Bëhet fjalë për një person”, tha Miteva në një konferencë për shtyp në Qeveri.
I riu i zhdukur, Stiven Ivanovski, familja e të cilit njoftoi dje se ai ishte në një festë në Crans-Montana në barin ku shpërtheu zjarri, ende nuk është gjetur. Familja u bëri thirrje të gjithë atyre që mund ta kenë parë Stiven ose kanë ndonjë informacion në lidhje me lëvizjet e tij, si dhe atyre që kanë informacion nëse ai është shtruar në spitalet në Gjenevë ose Cyrih, të telefonojnë menjëherë në numrat e mëposhtëm të telefonit: 076 415 0868, 076 385 7165 dhe 078 229 5745.