Transporti hekurudhor në vend është normalizuar plotësisht nga pasditja, pas bojkotit të pjesshëm që filloi dje nga një pjesë e stafit të makinistëve dhe punonjësve ekzekutivë të Hekurudhat e Maqedonisë – Transporti. Sot është paguar pjesa e mbetur e rrogës për nëntorin dhe po punohet për realizimin e kërkesave të tjera. Pjesa e parë e rrogës u pagua më 18 dhjetor, ndërsa me pagesën e sotme përmbyllet rroga për nëntorin, ndërsa vazhdon koordinimi për realizimin e kërkesave të sindikatës për pagesën e orëve të tejkalimit, rrogës bonus për mbi 150 orë të tejkaluara, rritjen e koeficientit për 0.80 për shkak të rritjes së shpenzimeve jetike, pagesën e shtesës prej 10 për qind të rrogës për thirrje të jashtëzakonshme për punë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume