Sara Salamo, gruaja e futbollistit spanjoll Isco është bërë viktimë e seksualizimit.

Gruaja e Iscos zbuloi se imazhe të gjeneruara nga inteligjenca artificiale që e përshkruajnë atë në një mënyrë të seksualizuar kanë filluar të qarkullojnë në internet, të gjitha pa pëlqimin e saj.

Ajo iu përgjigj ashpër situatës, duke theksuar rreziqet që paraqet një teknologji e tillë: “Me inteligjencën artificiale dhe një mungesë totale të ndërgjegjes, mund të seksualizohesh pa pëlqimin tënd. Ata mund të ndryshojnë imazhin tënd. Trupin tënd. Gjestet e tua. Të shndërrojnë përsëri në një objekt…”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume