Një 83-vjeçar nga fshati Kosharë ka humbur jetën pasi më 04.01.2026, duke drejtuar një moped “Tomos” në rrugën lokale në fshatin Duraçka Reka, humbi kontrollin dhe ra në rrugë, raporton Tetovasot. Fillimisht ai u dërgua në Qendrën Shëndetësore të Kriva Pallankës, më pas në Klinikat “Nëna Terezë” në Shkup, ku ndërroi jetë. Trupi është dërguar për obduksion.
Mgid