Faik Retkoceri ka thyer heshtjen për “Prive By Liberta Spahiu”, duke prezantuar versionin e tij mbi arsyet e dramës familjare, ku pretendon se zanafilla e krizës martesore ishte e natyrës ekonomike.

Sipas deklaratave të tij, gjithçka nisi gjatë renovimit të banesës, moment të cilin ai e cilëson si pikënisjen e problemeve që çuan në prishjen e harmonisë familjare.

Në rrëfimin e tij, ai aludon se shkaktari kryesor ishte një kredi bankare e marrë për shtëpinë. Faiku pretendon se vështirësitë e hasura në shlyerjen e kësaj kredie sollën tensione të mëdha, të cilat, sipas këndvështrimit të tij, u bënë shkaku vendimtar për krisjen e marrëdhënies me ish-bashkëshorten.

Ai foli edhe për Malin në Big Brother VIP teksa mall për të shprehu gjyshja Metije.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume