Më 05.01.2026, rreth orës 19:15, në rrugën “Emin Bojana” në fshatin Bojanë, rrethina e Shkupit, automjeti “Audi” me targa italiane, i drejtuar nga M.Sh. (47) nga fshati Roglë i Tetovës, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një mur betoni. Si pasojë, lëndime të rënda trupore ka pësuar një 17-vjeçar nga Tetova, ndërsa një 14-vjeçare ka pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për mjekim në Tetovë dhe Shkup. Rasti po hetohet.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume