Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, më 07.01.2026, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në koordinim me SPB Shkup dhe Njësinë për Kriminal Ekonomik – Sektori për Kriminal të Përgjithshëm dhe të Dhunshëm pranë MPB-së, zbuluan tre vepra penale “mashtrim” dhe një “mashtrim në tentativë”, ku në Shkup u arrestua A.J. (23) nga Shkupi.

Ajo kishte publikuar në rrjetet sociale një njoftim se jepte me qira banesa në Tetovë dhe telefonikisht i kishte bindur personat të paguanin mjete në një llogari bankare ose përmes një shoferi autobusi t’i dërgonin në një zarf në Shkup. Po ashtu, ajo kishte mashtruar një person për pagesën e një rezervimi hoteli në Ohër.

Kur u realizua kontakti me një person tjetër nga Tetova për qiradhënie të një banese, ai raportoi rastin tek SPB Tetovë, të cilët në koordinim me Njësinë për Kriminal Ekonomik, i dërguan një zarf të zbrazët përmes shoferit të autobusit. Pasi A.J. mori zarfin nga shoferi, ajo u arrestua.


A.J. u mbajt në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër saj do të dorëzohen kallëzime adekuate.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com