Pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, më datë
07.01.2026, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në koordinim me
SPB Shkup dhe Njësinë për Krimin Ekonomik – Sektori për Krimin
e Përgjithshëm dhe të Dhunshëm pranë MPB-së, kanë zbardhur
tri vepra penale „mashtrim“ dhe një „mashtrim në tentativë“. Me
këtë rast, në Shkup është arrestuar personi me iniciale A.J. (23)
nga Shkupi.
Sipas raportit, ajo ka postuar një shpallje në rrjetet sociale
se jep banesa me qira në Tetovë dhe përmes telefonit i ka bindur
personat e interesuar që të paguajnë mjete financiare në një
llogari bankare ose t’i dërgojnë ato me zarf në Shkup përmes
shoferëve të autobusëve. Po ashtu, ajo ka mashtruar edhe një
person gjatë pagesës për rezervim në një hotel në Ohër.
Ndërkohë, pas kontaktit të realizuar me një person të tretë
nga Tetova për dhënien e një banese me qira, ky i fundit ka
raportuar rastin në SPB Tetovë. Policia, në koordinim me Njësinë
për Krimin Ekonomik, ka dërguar një zarf të zbrazët përmes një
shoferi autobusi dhe, pasi e dyshuara ka ardhur te shoferi për ta
marrë atë, ajo është arrestuar.
A.J. është ndaluar në stacionin policor dhe, pas
dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj saj do të parashtrohen
kallëzimet përkatëse.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com