NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” njoftojnë se uji në qytetin e Shkupit është i sigurt për pije.
“Raporti javor laboratorik mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup, me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të qytetit të Shkupit, publikon raportin javor mbi cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin e Kontrollit Sanitar.
Sektori i Kontrollit Sanitar në periudhën nga 29.12.2025 deri më 02.01.2026 mori 147 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 147 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 39 pika matëse në Qytetin e Shkupit.
Sipas rezultateve të marra nga testet, të gjitha mostrat janë përputhur me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, Nr. 183/18)”, thuhet në njoftimin e NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime”.