Sasia më e madhe e borës është regjistruar në Kodrën e Diellit, ku nga rreshjet e natës mbulesa e borës ka arritur në 31 cm, ndërsa në Kriva Pallankë janë matur vetëm 2 cm.

Mëngjesin e sotëm më ftohtë ka qenë në Kodrën e Diellit, ku janë matur -4 gradë.

Pas saj, temperatura prej -3 gradësh është shënuar në Kumanovë, -1 në Shkup–Petrovec, Shkup–Zajçev Rid dhe Mavrovi Anovi. Zero gradë janë regjistruar në Kriva Pallankë, Shtip, Veles dhe Krushevë. Një gradë ka pasur në Tetovë, Ohër dhe Vinicë, 2 gradë në Pretor dhe Kavadarc, 3 gradë në Demir Kapi, 4 në Prilep dhe Berovë, 5 në Manastir dhe Strumicë, ndërsa 7 gradë në Gjevgjeli.

Moti do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të herëpashershme lokale bore, ndërsa në zonat më të ulëta shi dhe borë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume