Një 35-vjeçar nga Tetova është ndaluar nga policia pasi tek ai është gjetur një mjet i mprehtë.
Siç mëson Tetovasot, më 12.01.2026 rreth orës 01:20, në rrugën “Iliria”, pranë një pike karburanti në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria L.B. (35).
Gjatë kontrollit policor është gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtë, ndërsa ndaj tij do të përgatitet parashtresë përkatëse sipas nenit 80 të Ligjit për Armët.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume