Një zjarr ka shpërthyer në një vikend-shtëpi në rrethinën e Tetovës, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Siç raporton Tetovasot, më 10.01.2026 rreth orës 21:10, në Njësinë Policore Tearcë, N.N. (53) nga fshati Tearcë ka denoncuar se kishte rënë zjarr në vikend-shtëpinë e tij në fshatin Përcë.
Zjarri është shuar vetë, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume