Prej kohësh jemi dëshmitar të një retorike stereotipe të disa
analistave mediokër, të cilët duke luajtur rolin e kameleonëve
bulimik, përpiqen të damkosin të tjerët pa mos ofruar asnjë qasje
të qëndrueshme në sendërtimin e një platforme të shëndoshë
kombëtare. Fatkeqësishtë analistët me njohuri diskutabile
ndërhyjnë në sëndërtimin e politikës shtetërore dhe metodologjive
injoruese edukativo arsimore.Eshtë shumë lehtë të apostrofojsh
lëshimet dhe gabimet e të tjerëve, por kjo nuk do na çojë askund
poqese nuk përpiqemi që me vizionet dhe aktivitetet vetanake
profesionale dhe sociale të përmirësojmë gjendjen aktuale, ku
mbisundon papërgjegjesia, korupcioni, diskriminimi,familjarzimi e
kështu me rradhë. Në të vërtetë, është koha e fundit që secili prej
nesh të kuptojë se nuk është i gjithditshëm dhe i pagabueshëm.
Aq me pak i pazëvendesueshëm në kryerjen me sukses të ndonjë
mandati apo detyre me përgjegjësi. Mirëpo, ky fakt nuk na lejon
që të bëhemi kujdestar i personave te cilat profesionalisht dhe me
përgjegjësi ushtrojne detyrën e tyre për të cilen paguhen.
Diskretimet dhe kritikat e paqëndrueshme janë tipare të
botëkuptimeve mesjetare, në të cilët sulltanët dhe perandorët e
gjithfuqishëm kanë pretenduar se kanë të drejtën absolute për të
vendosur mbi fatin e një kombi. Le të punojmë pak më tepër në
ngritjen profesionale dhe morale të personalitetit, duke u nisur pik
së pari nga vetvetja, e jo të merremi natë e ditë me përgojimin
dhe ofendimin e të tjerëve, qofshin ato politikan, profesor, mjek,
funkcionar apo qeveritar. Dukurit negative sociale nuk mund të
evitohen vetem me stigmatizimin e tyre, por të gjthë ne duhet të
kontribuojmë me aktivitetin tonë të përditshem profesional në
ngritjen e cilësisë dhe rendimentit në vendin e punës, për të cilin
jemi të kualifikuar. Mësim më të mirë se fjalët boshe dhe
tendencioze le t'i kemi personat që me përkushtim dhe pa
prapavijë dashakeqe ushtrojnë detyrat e tyre. Maqedonia e Veriut
disa dekada nuk e gjenë rugën e prosperitetit vendor,sepse që
nga pamvarsia e deri sot ky shtet i është nështruar demolimit
ekonomiko zhvillimorë. Politikat dekadence e viteve të hershme,si
pasojë demolimi të kapaciteteve të trashëguara nga imperia e
mëparshme,ku Maqedonia e Veriut trashëgoi numër të
konsiderueshëm të kapaciteteve gjigante industrial dhe
reputacion ndërkombtarë,të brendeve ushqimore dhe ndërtimore.
Të marim shembull vetëm në Tetovë sa kapacitete industrial me
disa dhjetra mijë të punësuar,u demoluan për një afat kohor të
shkurtë,ngeli Tetova si qytet i ngjashëm mesjetar, me një
defansivë dinake dhe tinzare, e kaluan qytetin në shkritore të
pajisjeve, maqinerive tekniko-teknologjike si mbetje.
Politika shtetrore u sëndërtoheshte duke shpikur shqiptarë
antishtetrorë gjoja nga frika e nacionalizmit,dhe kërkesës legjitime
për federalizëm, edhe të cilën kërkesë të vetme u’a përmbysën
më 2001.Politika shqiptare nuk pati fuqi që të mbrojë popullatën
shqiptare nga eskadrila ndëshkuese. Politika shqiptare akoma
nuk mundet të çlirohet nga kleptokatria si dhe nga lëvozhga
servile e sedimentuar që tredhjetë vite. Ne sot gëzojmë disa
standarde të kushtëzura nga detyrimet e parashikuara për
antarsim në BE.
BE ka standard të cilat duhet të implementohen për t’u pranua si
antare e mundshme e BE-së.Ne i falëmderohemi standardeve të
BE-së, të cilat kanë karakter politik në avansimin e të drejtave
gjuhësore dhe organizimit politik,po ashtu edhe shpërndarja e
ndihmave finaciare për zhvillim ekonomikë linearishtë në regjionet
e shtetit. D.Mth. se këto avancime nuk janë si rezultat i veprimit
politik i partive shqiptare. Falimderimin i’a dedikojmë BE-së.
Vorbula e politikës dështuese akoma është aktive dhe i
përmbinë,amandamentet e politikës shqiptare,ngase nuk kanë
fuqi t’a hekin 20 % nga kushtetuta antishqiptare. Ndryshimi
ngecën,pasi që partitë politike janë themeluar në kabinetin
qeveritar.
Nexhat Bexheti