Më 12.01.2026 rreth orës 17:40, në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria H.M. (37) nga fshati Vranjofc i Gostivarit, pasi ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive.
Siç raporton Tetovasot, gjatë ndërmarrjes së masave policore është konstatuar se personi ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht me 1,97 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume