Një rast mashtrimi me automjet me qira është evidentuar në Tetovë. Më 14 janar 2026, rreth orës 23:20, një 32-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në SPB Tetovë se është mashtruar nga personi D.H. nga fshati Gajre.

Sipas denoncimit, më 8 janar 2026, i dyshuari ka marrë me qira një automjet udhëtarësh “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit nga kompania “rent a car” e denoncuesit. Pas skadimit të kontratës, automjeti nuk është kthyer, ndërsa i dyshuari nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Pas ndërhyrjes së policisë, automjeti është gjetur në fshatin Gajre dhe i është kthyer pronarit. Policia njofton se po vazhdon procedura për dokumentimin e rastit dhe përgjegjësinë penale të personit të dyshuar.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com