Të premten në Kaçanik një person është arrestuar për dhunë në familje.

Ai dyshohet se ka rrahur nënën, babanë dhe motrën e tij, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait, nënës dhe motrës së tij”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume