Zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar P.K. (32) nga fshati Reçicë e Vogël, njofton Tetovasot. Arrestimi ka ndodhur gjatë një kontrolli trafiku në rrugën “Iliria” në Tetovë.
Sipas policisë, i dyshuari duke drejtuar një automjet “BMW” me targa të Kumanovës është sjellë në mënyrë agresive dhe ka fyer zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. Pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse.
Mgid