Tre persona janë privuar nga liria në lokacione të ndryshme në Shkup për posedim të substancave narkotike, raporton Tetovasot. Sipas SPB Shkup, bëhet fjalë për O.A. (25) dhe N.Z. (30) nga Shkupi, si dhe J.M. (22) nga fshati Batincë.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë dhe një thërrmuese. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj të dyshuarve do të ngrihen parashtresa përkatëse.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume