Një grua 48-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti trafiku në Shkup, njofton Tetovasot. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Vojvoda Vasill Çakallarov”.

Sipas policisë, automjeti “Kia” me targa të Shkupit, i drejtuar nga D.P. (52), ka goditur këmbësoren R.D. Lëndimet e saj janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”. Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume