Një këmbësore 73-vjeçare ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Tetovë. Nga SPB Tetovë njoftojnë se më 19.01.2026 rreth orës 14:00 është raportuar një aksident në bulevardin “Ilinden”.

Sipas informacioneve zyrtare, një automjet udhëtarësh “Volkswagen Golf” me targa të Kosovës, i drejtuar nga M.I. (45) nga Kosova, ka goditur këmbësoren Z.M. (73) nga fshati Arnaqi e Shkupit.

E lënduara është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë, ndërsa rasti po hetohet.

Sipas policisë, informon Tetovasot, po merren masa për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com