Një nga familjet më të njohura në botë, Beckham, është në qendër të vëmendjes pas deklaratës bombastike të djalit të tyre të madh, Brooklyn Beckham, i cili i akuzoi publikisht prindërit e tij — Sir David dhe Victoria Beckham — për kontroll dhe manipulim të jetës së tij personale.

Brooklyn, 26 vjeç, publikoi një seri postimesh të gjata në Instagram ku tha se nuk dëshiron t’i rregullojë marrëdhëniet me familjen, duke pretenduar se prindërit janë përpjekur “pa pushim” ta dëmtojnë marrëdhënien e tij me gruan, aktoren Nicola Peltz Beckham.

Ai gjithashtu tha se ndihej i kontrolluar për shumë vite dhe se tani po qëndron dhe jeton për vete.

Ndërkohë, Sir David Beckham ka dalë publikisht dhe e ka komentuar për situatën, duke thënë se “fëmijët bëjnë gabime” dhe nënvizoi se mësimi dhe rritja janë pjesë e jetës, teksa u përpoq ta adresonte situatën me maturi dhe reflektime personale.

Duke folur drejtpërdrejt në programin financiar “Squawk Box” të CNBC, Sir David, 50 vjeç, tha sot:

“Kam qenë në gjendje ta përdor platformën time për ndjekësit e mi, për UNICEF-in. Dhe ka qenë mjeti më i madh për t’i bërë njerëzit të vetëdijshëm për atë që po ndodh në botë për fëmijët.”

“Dhe jam përpjekur të bëj të njëjtën gjë me fëmijët e mi, t’i edukoj ata.”

“Ata bëjnë gabime, por fëmijëve u lejohet të bëjnë gabime. Kështu mësojnë ata. Kjo është ajo që përpiqem t’u mësoj fëmijëve të mi, ndonjëherë duhet t’i lejosh edhe ata të bëjnë ato gabime.”

Ky reagim sinjalizon një qasje më të qetë dhe të përmbajtur nga legjenda e futbollit britanik.

Tensionet brenda familjes Beckham

Ngjarjet e fundit tregojnë se konflikti mes Brooklyn dhe prindërve të tij i ka zgjeruar debatet në media dhe në rrjetet sociale.

Raportohet se Brooklyn ka ndarë detaje të shumta lidhur me konfliktet familjare që datojnë që nga koha e martesës së tij në vitin 2022, si dhe për mënyrën se si e percepton kontrollin e prindërve mbi jetën e tij private.

Familjarët, përfshirë edhe vëllezërit dhe motrën e tij, janë përmendur në disa pjesë të zënkës dhe rënies së kontakteve brenda familjes.

Konflikti ka nxitur reagime të ndryshme në opinionin publik, me disa komentues që e mbështesin Brooklyn, ndërsa të tjerë fokusohen në përgjegjësitë familjare dhe dinamikat komplekse të marrëdhënieve familjare.

Reagimet dhe pasojat

Ndërkohë që raportimet vazhdojnë të dalin, familjarët dhe David Beckham po përpiqen ta mbajnë një profil të matur, duke shmangur komente të mëtejshme në media, ndërsa situata duket se është ende në zhvillim e sipër.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com