Arsenali e fiton derbin ndaj Interit, vazhdon ecurinë perfekte

Arsenali ka shënuar fitoren e shtatë në po kaq ndeshje në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.

“Topçinjtë” triumfuan 1:3 në udhëtim ndaj liderit aktual të Serie A, Interit.

Gabriel Jesus zhbllokoi ndeshjen qysh në minutën e 10-të të ndeshjes,.

Tetë minuta më vonë, Sucic barazoi shifrat në 1:1 dhe rindezi sfidën.

Ishte përsëri braziliani, Gabriel Jesus që riktheu epërsinë e mysafirëve në minutën e 31-të të ndeshjes.

E për epilogun e këtij takimi u përkujdes Viktor Gyokeres që realizoi gol të bukur në minutën e 84-të.

Me këtë fitore, Arsenali vazhdon si lider me 21 pikë, kurse Interi bie në vendin e tetë me 12 sosh.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com