Ngjarja e cila ndodhi sot në Restelicë të Dragashit ka tronditur opinionin në Kosovë.

Atje dyshohet se F.B, i moshës 30 vjeçare e ka privuar nga jeta nënën e tij T.B.

Ekipi i Klan Kosovës, ka qenë në vendin e ngjarjes dhe nga atje ka arritur që të sigurojë informacione të reja.

Në një lidhje direkte, gazetarja Endrita Bajrami, ka zhvilluar një bisedë me një nga banorët.

“Zonjën s’e kishte parë të lëvizte nga dita e djeshme. Derisa bëri me dije se nga informatat që kishte pasur, nga bisedat e njëjta ajo i ka shprehur vazhdimisht se ka frikë nga i biri. Mbase i njëjti mund të ketë ushtruar dhunë fizike vazhdimisht mbi të. Këtë se dimë, por po bazohemi në bisedën që e patëm me këtë banorë të fshatit”, deklaroi ajo.

Tutje Bajrami potencoi se tashmë e ndjera jetonte e në shtëpi veç me të birin, pasi që bashkëshorti i saj ka punuar në Mal të Zi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com