Në intervistën e parë ekskluzive pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kreu i PDK-së, Bedri Hamza në Rubikon të Klan Kosovës ka folur pikërisht për ditën e zgjedhjeve.

Sipas tij, shpërndarja e miliona eurove për disa muaj rresht, ka ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

“Muajve të fundit, edhe para zgjedhjeve lokale janë dhënë qindra miliona euro. Kjo e ka bërë efektin e vet, domethënë përmes parave publike është ndikuar në vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Kjo dhe shumë faktorë kanë ndikuar që e kemi këtë rezultat”, tha Hamza në Klan Kosova.

Pos tjerash, ai shtoi se vendi mund të futet në një bllokadë financiare, ku mund të mos ekzekutohen pagat.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume