Siç raporton Tetovasot, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm pranë MPB-së ngriti kallëzim penal kundër V.M., police praktikante në SPB Shtip, për veprën penale “zbulimi i sekretit zyrtar”.
Më 10.07.2025, ajo kishte informuar një person për veprime policore sekrete me dron, duke rrezikuar procesin operativ. Ndaj saj do të iniciohet edhe procedurë disiplinore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume