Shkup 23.01.2026
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, realizoi takim pune me Ambasadoren e Republikës së
Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Nives Tiganj, në të cilin u diskutuan situatat dhe
perspektivat për avancimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve mike.
Në takim u konstatua se marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe lidhjet tradicionalisht të mira dypalëshe
krijojnë bazë të fortë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe të biznesit,
veçanërisht në kontekstin e integrimit evropian dhe lidhjes rajonale.
Ministri Durmishi theksoi dinamikën pozitive në shkëmbimin e tregtisë së jashtme, me ç'rast tregtia e
përgjithshme midis dy vendeve shënon rritje të vazhdueshme, ndërsa eksporti i Republikës së
Maqedonisë së Veriut në Kroaci në vitet e fundit shënon rritje të konsiderueshme. Të dy
bashkëbiseduesit ranë dakord se ka potencial shtesë për thellimin e bashkëpunimit në sektorët kryesorë
siç janë industria ushqimore, energjetika, farmacia, ndërtimtaria, prodhimi industrial dhe turizmi.
Theks i veçantë iu kushtua investimeve direkte të huaja, me ç'rast u theksua trendi në rritje të
investimeve kroate në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në sektorin e shërbimeve, industrinë
përpunuese dhe veprimtaritë e TI-së. Ministrja theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në krijimin e
klimës së favorshme afariste dhe stimujt shtesë për të tërhequr investime të reja dhe për të krijuar
vende cilësore pune.
Të dy bashkëbiseduesit rikonfirmuan gatishmërinë e tyre të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të
diplomacisë ekonomike, organizimin e forumeve të biznesit dhe mbështetjen e bashkëpunimit të
drejtpërdrejtë midis odave ekonomike dhe kompanive nga Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, në mënyrë
që të shfrytëzohen plotësisht potencialet ekonomike në interes të qytetarëve të të dy shteteve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume