23.01.2026, Shkup: Në ambientet e EVN Maqedoni, në prani të ministres së Energjisë, Minierave dhe
Lëndëve të Para, znj. Sanja Bozhinovska, u shënua fillimi i projektit PULSE – Gratë si shtytëse të
tranzicionit energjetik, i cili synon forcimin e rolit të grave dhe avancimin e përfshirjes gjinore në sektorin
energjetik.
Me fjalim përshëndetës, ngjarjen e hapi Kryetari i Bordit Drejtues i EVN Maqedoni, z. Vollfgang Maier,
duke theksuar rëndësinë e lidershipit gjithëpërfshirës për një tranzicion energjetik të suksesshëm dhe të
qëndrueshëm.
Në ngjarje u drejtua edhe ministrja Bozhinovska, e cila përshëndeti nisjen e projektit dhe iniciativën e
EVN për të nxitur në mënyrë aktive një përfshirje sa më të madhe të grave në sektorin energjetik. Ajo
theksoi se projekte të tilla janë thelbësore për krijimin e një të ardhmeje energjetike më të barabartë, më
inovative dhe më rezistente.
Kryetarja e Bordit Mbikëqyrës të EVN Maqedoni, znj. Aleksandra Vitman, përmes video fjalimit
përshëndeti të pranishmit dhe theksoi përkushtimin afatgjatë të Grupacionit EVN ndaj barazisë gjinore
dhe diversitetit, si dhe mbështetjen e Bordit Mbikëqyrës për këtë iniciativë të rëndësishme. Ajo nënvizoi
se shfrytëzimi i perspektivave dhe talenteve të ndryshme është kyç për ndërtimin e një sistemi energjetik
të qëndrueshëm, ku gratë – si të punësuara dhe si vendimmarrëse – kanë një rol thelbësor në suksesin e
organizatës. Po ashtu, znj. Vitman theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të të gjithë punonjësve, me
burrat si aleatë kyç në ndërtimin e një kulture organizative gjithëpërfshirëse dhe të suksesshme.
Projekti PULSE u prezantua nga znj. Aneta Petrovska-Rusomarovski, udhëheqëse e Departamentit për
Inovacion, Qëndrueshmëri dhe Mbrojtje të Mjedisit në EVN Maqedoni. Projekti përfshin një sërë
aktivitetesh të ndërlidhura, ndër të cilat bashkëpunime rajonale dhe ndërkombëtare, analiza të barazisë
gjinore, program mentorimi, lidership gjithëpërfshirës, takime me komunitetin dhe krijimin e një rrjeti të
grave, me qëllim forcimin sistematik dhe afatgjatë të reziliencës dhe pjesëmarrjes së grave në tranzicionin
energjetik.
Ngjarja përfundoi me një diskutim frymëzues dhe motivues me temën “Lidershipi, shfrytëzimi i potencialit
personal dhe performancat e larta në rrugët profesionale dhe jetësore”, ku morën pjesë prof. dr. Sasho
Kedev dhe znj. Aneta Petrovska-Rusomarovski. Përmes përvojave personale dhe profesionale, dr. Kedev
– kardiolog intervent dhe alpinist – foli për sfidat, qëndrueshmërinë, autenticitetin, motivimin dhe guximin
për të ndërmarrë hapa konkretë në jetë dhe karrierë, duke përcjellë një mesazh të fortë për përgjegjësi
personale dhe kolektive, këmbëngulje dhe inkurajim.
Me këtë projekt, EVN Maqedoni edhe një herë konfirmon përkushtimin e saj për të qenë një veprimtar
aktiv i ndryshimeve pozitive, duke ndërtuar një sektor energjetik ku barazia është themel për një të
ardhme të qëndrueshme.







