Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj, siç i ka cilësuar, shpifjeve dhe trillimeve të përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së, pas qëndrimit të BDI-së kundër projektit “Safe City” në formën e propozuar.

Në një deklaratë publike, Ademi thekson se pas vendimit politik të BDI-së nuk ka pasur argumente kundërshtuese, por sulme politike dhe fabrikime. Sipas tij, përfaqësuesja e VMRO-DPMNE-së, Dafina, ka dalë publikisht me pretendime për “takime” dhe “oferta”, të cilat ai i ka cilësuar si të pavërteta dhe të qëllimshme.

“Ta sqarojmë pa asnjë ekuivok: Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, nuk ka pasur asnjë takim dhe nuk ka pasur kurrë pazare për hyrje në Qeveri. Çdo pretendim tjetër është fantazi për konsum ditor,” ka deklaruar Ademi.

Ai ka theksuar se BDI nuk vepron sipas modeleve të pazareve politike dhe se përpjekjet për ta barazuar me subjekte të tjera politike janë të pavend. Sipas tij, këto sulme vijnë si pasojë e konsolidimit të një boshti politik mes VMRO-DPMNE-së, VREDI-t dhe Levicës, të cilin e ka cilësuar si pa legjitimitet qytetar.

“Kur një koalicion nuk ka legjitimitet, propaganda rritet. Kur mungon drejtësia, shtohet shpifja,” ka përfunduar Ademi, duke theksuar se BDI do të vazhdojë të mbrojë interesin publik dhe përfaqësimin dinjitoz të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com