Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum realizoi debatin rinor në temë “Arti i të krijuarit, arti i fjalës së bukur”, si vazhdimësi e projektit “Festivali peotik krijuesit e rinj2025” në hapësirat e Qendrës Kulturore për të Rinj në Tetovë.
Sadije Aliti, kryetare e Shoqatës në fjalën përshëndetëse theksoi rëndësinë e organizimit të këtij debati kulturor dhe prezentoi përmbajtjen e projektit “Festivali peotik krijuesit e rinj 2025”, i cili është realizuar në disa etapa, dhe ky debat ishte pjesë e këti jprojekti me të vetmin qëllim që të nxis dhe të ritmotiv0n krijues te gjeneratat e reja, projekti financuar nga Komuna e Tetovës.
Drejtoresha e Qendrës rinore, Shpresa Ramizi, faleminderoi ShSh Oeneum për bashkëpunimin duke theksuar se dyert e qendrës janë çdo herë të hapura për të përkrahur e mbështetur aktivitete për të rinjtë.
Debati rinor shqyrtoi këto çështje, motivi, tema, ideja dhe ndikimi i intelelegjencës artificiale në krijimet letrare dhe përkrahja morale e materiale institucionale. Ligjërues në këtë teme ishin: dr.Ejup Ajdini, profesor universitar dhe Muaxher Haruni, profesor, përgjegjësi Departamentit të të rinjëve, ShSh “Oeneum”. Moderatore të debatit rinor ishin anëtaret e rejatë Oeneum-it Merita Isaki dhe Azra Alia.
Në temën “Arti i të krijuarit, arti i fjalës së bukur”, krijues të rinj, studiues dhe adhurues të fjalës së shkruar debatuan mbi transformimet që po pëson krijimtaria letrare në epokën e globalizimit. Aktivitete me të rinjt, orë letrare dhe debate kulturore, ShSh Oeneum do të ketë edhe në disa Shkolla të mesme në Tetovë.
Bashkëpunim kulturor për afirmimin dhe njohjen e shkrimtarëve dhe krijuesve të rinj, grupeve letrare në Shkollat e mesme, Shoqatat e Shkrimtarëve, njohjen e shollave e qyteteve tona me trashëgiminë kulturore me vizita të ndërsjella në disa qytet shqiptare në rajon.

Debat rinor “Arti i të krijuarit, arti i fjalës së bukur”

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com