Ejup Ajdini

Për këtë temë kaq të zgjeruar dhe kaq të trazuar po ndalemi vetëm me një segment. Do të ndalemi rreth Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe politikave ballkanike gjatat udhëheqjes së Xho Bajdenit dhe tani me presidentin Tramp. Kur erdhi në krye të Amerikës z. Bajden, shqiptarët menduan se tani do t’i kenë privilegjet më të sigurta në arenën ndërkombëtare, pasi Baidenin e llogaritnin si mik të shqiptarëve, kurse serbët e llogaritnin si kundërshtar të madh të politikës serbe. Një pjesë e politikës maqedonase nuk e pritën mirë marrëveshjen për emrin me Greqinë dhe marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Shqipëria gjatë kohës së Bajdenit marrëdhëniet shoqërore e diplomatike i kishte më të mira e më vëllazërore me Serbinë se me Amerikën dhe Kosovën dhe grekët si gjithmonë neutral, vet;m insistonin t; p;rfitonin teritor n; uj;rat shqiptare. Nga këto shtete më e moderuar tregohej Bullgaria, e cila vetëm insistonte të mbroje historinë dhe kultrnn gjuhësore tëa saj, karshi Maqedonisë.
Gjatë udhëheqjes së z. Bajden asgjë e veçantë në të mirë të shqiptarëve nuk ndodhi, gjithçka neutrale pa u dalluar për diçka. Saktë ishte një status kohe që nuk dha ndonjë lëvizje të mirëfilltë në interes të shqiptarëve, prej të cilit pritën shumë. Nga ana tjetër, as te serbët nuk ndodhi asgjë e keqe, bile as nuk u dënuan për luftërat hibride që bëri në Kosovë. Maqedonia pa e pritur e shfrytëzoi rastin që të futet në NATO, si një sihariq të papritur.
Me ardhjen e z. Tramp në krye të Amerikës, paragjykimet ishin të çuditshme dhe nga më të ndryshmet. Serbët u gëzuan me ardhjen e z. Trampit duke menduar se ai është një figurë më e përshtatshme për politikën e tyre hegjemoniste, dhe se z. Tramp ka lidhje të ngushta me Rusinë, kinse rusët i paskan ndihmuar të vije në pushtet. Pra kemi rokadë ndjenjash dhe rokadë mendimesh. Njëherë shqiptarët shpresuan në z. Bajden, herën tjetër serbët shpresuan në z. Tramp dhe krejt e paqëlluar për të dy palët, gjë e cila na jep të mendojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk funksionojnë sipas logjikës politike të Ballkanit, por ato kanë diplomaci me plane afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Për këtë na dëshmojnë lëvizjet e fundit amerikane që veprojnë gjatë udhëheqjes së z. Tramp, veçmas takimet e liderëve botëror në Davos të Zvicrës, ku i tregoj botës marrëdhëniet e ngushta diplomatike dhe miqësore me Kosovën.
Informatat e ditëve të fundit po tregojnë lajme të mira se interesimi i Amerikës për Ballkanin është rritur dukshëm, pikërisht kur muaj e vite më parë dukej se Amerika ka hequr dorë nga Ballkani Perëndimor, i cili gjithmonë është një vatër e nxehtë konfliktesh. Ballkanasit e çuditshëm mendonin se me lindjen e konflikteve të mëdha nëpër botë, siç ishte lufta me Iranin, Izraeli me Palestinën dhe disa shtete tjera, menduan se Shtetet e Bashkuar të Amerikës do ta largojnë fokusin e tyre nga Ballkani…
Pra, kështu mendon injoranca ballkanike, pasi për Amerikën deri më sot të gjitha konfliktet janë të vogla… ajo e di se ku mundet të jenë konfliktet e mëdha. Përveçse me Kinën dhe Rusinë, konfliktet tjera për Amerikën janë të vogla. Në politikën amerikane kohët e fundit interesimi për Ballkanin është shtuar ndjeshëm. Në Davos e pamë raportet me presidenten e Kosovës dhe peshën që i dha në këtë samit të rëndësishëm ndërkombëtar. Kjo vëmendje për Kosovën e z. Tramp nuk flet pak dhe aspak nuk është sipërfaqësore. Duket qartë interesimi i politikës amerikane për Ballkanin. Për këtë dëshmon edhe rezoluta e Kongresit Amerikan për të drejtat e minoriteteve në Serbi, veçmas ajo për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Udhëheqja amerikane ka shtuar vëmendjen edhe më tepër për regreset politike në rajonin e Ballkanit, veçmas për zhvillimet e fundit tregojnë se e kanë shtyrë politikën amerikane të bëjë përpjekje të mëdha për t’i kthyer në bazë ligjore politikat afatgjata për Ballkan. Projektligji i ri, H.R. 5274, tregon për një sinjalizim të ri diplomatik rreth qasjes ndaj problemeve të Ballkanit. Ky lig i bënë më të pakapshme lobimet e ndryshme për të ndryshuar qasjet amerikane në botë. De fakto ky bëhet një ligj sa diplomatik, po aq edhe ekzekutiv, pra ligj politik. Ky ligj dëshmon se marrëzitë politike në Ballkan nuk janë shqetësime të rastit, por janë kërcënime strukturore ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç ndodhi rasti me Migonigalin në Shqipëri dhe rasti me Grenellin në Serbi etj. Lobimeve me lek u erdhi fundi. Tani Ballkani do të marri tatëpjetën.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com