Historia e Camila Rodrigues Cardoso, një bukuroshe 21-vjeçare braziliane e cila hoqi dorë nga karriera e saj në konkurset e modës dhe bukurisë për të ndjekur një tjetër rrjedhë në jetë e saj ka shkaktuar reagime të forta dhe mijëra komente në mediat sociale .

Camila, dikur e konsideruar si një nga fytyrat më të bukura në skenën braziliane tani njihet me emrin fetar Motër Eva dhe i përket Kishës Ortodokse Siriane në Brazil.

Në një video të publikuar e cila ka arritur gati pesë milionë shikime në platformën, ajo shfaqet duke buzëqeshur me veshjen e saj dhe rrëfen për jetën e saj në një komunitet rural.

Megjithatë, pamja e saj shkaktoi edhe polemika të forta. Camila Rodríguez Cardoso është nga qyteti i Patos de Minas dhe u kurorëzua fituesja e konkursit Miss Continente Teen Sol Nascente.

Ajo konsiderohej favorite për të marrë pjesë në Miss Brazil dhe Miss Universe, por tre vjet më parë ajo u tërhoq nga skena e konkurseve të bukurisë pas një situatë të vështirë personale

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com