Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një fabrikë biskotash pranë qytetit qendror grek të Trikalës të hënën.

Dy persona të tjerë kanë mbetur të zhdukur, ka bërë të ditur brigada e zjarrfikësve.

Rreth 40 zjarrfikës dhe 13 kamionë janë përballur me flakët që kishin përfshirë gjithë çatinë e fabrikës.

Pronarja e fabrikës, Violanta S.A., ka thënë se shkaku i shpërthimit është ende i paqartë, sipas një deklarate të cituar nga Agjencia e Lajmeve të Athinës.

Tetë nga 13 personat në fabrikë arritën të shpëtonin, ndërsa tre trupa u gjetën dhe dy persona të tjerë rezultojnë të zhdukur, kanë thënë zyrtarët e zjarrfikësve për Reuters.

Gjashtë persona, përfshirë një zjarrfikës, janë trajtuar në një spital lokal, kryesisht për probleme të frymëmarrjes, por jeta e tyre nuk është në rrezik, sipas ministrisë së Shëndetësisë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com