Kryeministri Hristijan Mickoski sot para gazetarëve u pyet për takimin e përfolur me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Ai tha se do të ketë takim ndonjëherë, pa precizuar se kur mund të ndodh ky takim.

Mickoski, duke folur për bllokadën e transportuesve, tha se pret të arrihet një zgjidhje me BE-në.
“Që nga muaji shtator kjo çështje është në rend të ditës. Pres të arrihet një zgjedhje me autoritet e BE-së. Mbrëmë kam kërkuar në telefon kryetare e KE-së, mirëpo ajo ishte në udhëtim në Indi dhe pres që këto ditë të kounikojmë përsëri”, tha Mickoski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume