Ejup Berisha
E kamë një pyetje e ajo është kjo. Pse njerëzit kanë shumë paragjykime për dikend që ka ambicje dhe i njejti dëshiron që ti realizon në jetë ato. Këta jo vetëm që paragjykohen por të njejtët gjithashtu edhe përqeshen si dhe nënçmohen nga individ të tjerë përsëris për ambicjet çë i kanë. E këto janë shumë të rëndësishme për një njeri apo të njejtat janë motivi kryesorë për te jetuar individët. Prandaj pamundësia që të realizohen të njejtat te njerëzit shkakton hidhërim, dhembje dhe pikë
llim të madh. Pra ambicjet janë gjëra reale që i ka gjithkush në vete. Para ca vitesh edhe unë E.B e kisha një ambicje të vetme e ajo ishte që të bëhesha President Republike. Kjo ishte e vetmja çë e kisha dhe e cila për fat te keç nuk mu realizua dot. Arsyet për këtë janë të njohura për të gjithë në këtë vend. Pra unë së pari nuk arrita të siguroj përkrahje nga asnjëri prej subjekteve kryesore egzistuese politike edhe pse të njejtën ambicje disa herë e pata paraqitur si dhe motivet i pata sçaruar atë kohë në opinion. Shkak i dyte ishte pamundësia që ti siguroja nënshkrimet e duhura që të mund të siguroja kandidaturë të pavarur pë President. Dhe e gjithë kjo ambicje ra në ujë. Pra pse doja që të bëhesha President Republike. I tillë doja që të bëhesha pasiqë kisha dëshire që të gjithë qytetarët ti bëja të lumtur apo dëshiroja që asnjëri prej tyre të mos jetë i pasigurtë, i frikë
suar, i trishtuar dhe i pikëlluar. Kjo për faktin se te njerëzit ka pasur vite çë vërehej egzistimi i tyre. Më tej si i pari i shtetit doja që të kontribuoja në rikthimin e barazisë dhe lirisë të mohuara nga ish elitat politike që ishin në pushtet. Kjo si pasojë e suspendimit të Demokracisë nga ana e tyre. E njejta pra u suspendua dhe u pamundësua nga ana e tyre prandaj unë nga pozita e një faktori kryesore politik doja që të kontribuoja për rikthimin dhe përforcimin e proceseve demokratike në RMV. Pra si njeriu i parë në shtet një pjesë bukur të madhe të mandatit tim doja tua kushtoja qytetarëve të RMV-së. Kuptohet duke mos i anashkaluar edhe ingerencat e tjera Kushtetuese dhe ligjore të Presidentit unë doja tu përkushtohesha të gjithëve pa dallim se çfar gjuhe flasin, çfar ngjyre të
lëkurës kanë, apo se cilës fe i takojnë të njejtët. Më tej President Republike dëshiroja që të bëhesha pasiqë doja që të jemë i pari politikan në timonin e shtetit që me qytetarët e rëndomte nuk doja që të bëja politikë. Kjo për arsye se praktika dhe realiteti i deritashëm dëshmojne se të gjithë ish Presidentët e RMV-së gjithmonë kanë bërë tërë kohës politikë me qytetarët e vendit. Të mos keqkuptohem unë nuk po themë se si President Republike do të heqja dorë plotë
sishtë nga politika por atë kryesishtë do ta praktikoja dhe do ta zbatoja vetëm në raport me kolegët e mi të shteteve të rajonit dhe botes si dhe me faktorë të tjerë politik por jo edhe me qytetarët. Me mua si i pari i shtetit do të lulzonte edhe ekonomia bashkë me industrinë. Jo që Presidenti ka ndonjë kompetencë ekonomike por gjatë aktiviteteve të tija diplomatike ai mund ti prezenton mundësitë dhe kapacitetet ekonomike të vendit të vetë para subjekteve ekonimike dhe afarsitëve të shteteve të tjera. Keshtu unë gjatë takimeve dhe bisedave me ta do ti ftoja të njejtët që të vinë dhe të investojnë këtu te ne për ta mundësuar zhvillimin dhe përparimin e afarizmit të vendit tonë. Theksi i angazhimit tim diplomatik do të ishte edhe inicimi i bashkpunimit më
të madh dhe më intenziv dy palësh dhe shumpalësh mes shteteve. Si dhe për rritjen e kontributit për rritjen e sigurisë dhe paqës së përgjithshme botërore.Dhe atë përmes shmangijes së rreziqeve nga përplasjet dhe kundërshtimeve të mëdha mes shteteve si pasojë e rivaliteteve të më
dha qe ishin prezente në mardhëniet politike dhe ushtarake ndërkombëtare atë kohë. Dhe meqë
nuk arrita ta realizoj ambicjen e vetme që e kisha gjithçka është e kotë. Tani e kamë edhe një tjetër ambicje të
cilën nuk besoj se do të më realizohet. Kë
të nuk do ta bëj publike me shpresë se në kë
të mënyrë ndoshta do të më realizohet. Kjo është ambicja ime e fundit e cila edhe nëse nuk bëhet realitet nuk do të bëhet prap nami porse te unë do të shtohen akoma më shumë dëshprimi, dhembja dhe pikëllimi.