Sali ka thënë se ka gatishmëri të plotë të Qeverisë për ndryshimet kushtetuese…

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali në një intervistë për “ZOOM” në TVM2 ka thënë se ka gatishmëri të plotë të Qeverisë për ndryshimet kushtetuese.

“Ne kemi thënë edhe më herët si Qeveri dhe po e përsërisim, ka gatishmëri të plotë për ndryshimet kushtetuese. Por për fat të keq e dini se në Bullgari kohë pas kohe kemi ndryshim të qeverive, zgjedhje dhe uroj që të mbarojë procesi zgjedhor atje dhe të ketë një qeveri e cila duhet të ketë mirëkuptim për rëndësinë e mbajtjes së raporteve në kuptim të respektimit të aspiratave të vendit tonë për të qenë pjesë e BE-së”, tha Sali.

Lidhur me këtë ai tha se duhet të pranojmë siç tha se “nuk është ky kushti i vetëm për në BE dhe se ekzistojnë edhe parakushte tjera që janë të rëndësishme”.

“Qeveria aktuale dhe unë si ministër jemi duke u angazhuar intensivisht në përmbushjen e hapave apo pikave që kanë të bëjnë me Planin e rritjes. Dhe në suaza të kësaj është edhe Agjenda reformuese që në vete ngërthen 47 pika që i kemi pranuar si shtet dhe punojmë intensivisht në përmirësimin e kushteve, ligjeve, rregulloreve si parakusht për të tërhequr edhe mjete financiare nga BE”, ka thënë Sali, njëherësh ministër për Çështje Evropiane.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com