Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po zhvillon një aksion në Malishevë në lidhje me dyshimet për manipulim të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Nga Prokuroria Themelore në Gjakovë kanë konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se operacioni është ndërmarrë nën dyshimet për falsifikim të rezultateve të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Lidhur me aksionin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ju njoftojë se aksioni është duke u zhvilluar për shkak të dyshimeve mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore, gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Komunën së Malishevës”, kanë thënë nga kjo Prokurori.

Për më të rejat lidhur me rastin do të ju njoftojmë pas dite.

Të premten, Prokuroria Themelore e Prizrenit realizoi aksion lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve zgjedhore, që përfundoi me 109 të arrestuar.

Ditën e djeshme koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula ka konfirmuar se të gjitha prokuroritë do të lëshojnë autorizime për grumbullim të informacioneve nëpër komunat e Kosovës./Reporteri.net/

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com