Tre persona janë privuar nga liria, ndërsa është parandaluar transporti i 150 kilogramëve marihuanë. Më 27.01.2026, Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kundër M.Z. (37), I.B. (61) dhe G.B. (59), të gjithë nga Shkupi.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Sipas MPB-së, më 26.01.2026, M.Z. ka blerë nga një person nga Struga një automjet “Opel Combo” me targa zvicerane, në të cilin së bashku me I.B. kanë vendosur lëndë narkotike – marihuanë. Më pas, ata kanë kontaktuar G.B. për ta tërhequr automjetin nga Struga deri në Shkup për shumën prej 200 eurosh, pasi automjeti nuk ishte në gjendje të qarkullonte.

Pas mbërritjes në Shkup, M.Z. dhe I.B. i kanë kërkuar G.B.-së që për 40 euro shtesë të vazhdojë drejt Sveti Nikollës, duke e tërhequr automjetin pas një kamioni “Mercedes”, në të cilin ata udhëtonin.

Në një rrugë rajonale në afërsi të Sveti Nikollës, zyrtarët policorë, të cilët kishin informacione paraprake për transport të një sasie të madhe droge, kanë ndaluar automjetin transportues “Iveco” që tërhiqte “Opel Combo”-n. Gjatë kontrollit në ulëset e pasme dhe në bagazhin e automjetit janë gjetur tetë çanta me gjithsej 50 pako marihuanë.

Pas ekspertizës së kryer nga Departamenti i Ekspertizës Forenzike pranë MPB-së, është konstatuar se bëhet fjalë për rreth 150 kilogramë marihuanë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com