Më 27.01.2026, në ora 18:20, në SPB Tetovë, A.J. (34) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 16:10, në rrugën “Jane Sandanski”, është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur.
Sipas denoncimit, derisa A.J. ndodhej në automjetin e tij të parkuar, pranë tij është parkuar një automjet i tipit “Passat” me targa të Shkupit, ku gjatë daljes shoferi ka goditur me derë makinën e tij. Pasi A.J. i ka tërhequr vërejtjen që të ketë kujdes, shoferi i automjetit, së bashku me edhe një person tjetër, e kanë sulmuar fizikisht.
Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, raporton Tetovasot.
Mgid