Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, projekti ONE STOP SHOP, për të cilin pritet që në një periudhë të afërt të nisin përgatitjet për implementim, ndërsa vetë implementimi i sistemit pritet të fillojë në sezonën verore, si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe zhvillimin e investimeve ekonomike.

Në këtë kontekst, u theksua rëndësia e koordinimit politik dhe institucional për realizimin e projekteve strategjike. Palët ranë dakord për intensifikimin e dialogut dhe bashkëpunimit të përditshëm mes institucioneve përkatëse, me qëllim avancimin e projekteve konkrete që fuqizojnë partneritetin mes dy vendeve dhe kontribuojnë në stabilitetin, zhvillimin ekonomik dhe perspektivën evropiane të rajonit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume