Ndonëse janë dorëzuar ankesa dhe parashtresa për veprimet e gjyqtarit Gjoko Ristov në Këshillin Gjyqësor, por gjyqtari, i cili përfundoi në arrest shtëpiak pasi në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë u gjetën 350 mijë euro të mbyllura në mur, ai kurrë nuk ka arritur të përballet me shkarkim në organin më të lartë gjyqësor.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, konfirmoi se Këshilli ka shqyrtuar parashtresa për Ristov, por nuk ka të dhëna të sakta se sa ankesa dhe parashtresa janë bërë për të. Sipas asaj që mban mend ai, Ristov nuk ka qenë i paraqirut për marrje ryshfeti.

“Në Këshillin Gjyqësor ka pafund parashtresa. Tani, nga kujtesa ime, nuk mund të kujtoj konkretisht ndonjë parashtresë për marrje ryshfeti apo diçka të ngjashme” tha Kambovski.

Ka pasur gjithashtu parashtresa nga punonjës të Gjykatës së Apelit, por Kambovski tha se nuk mund të kujtonte të gjitha, por ishte i qartë se nuk kishte pasur ankesa nga kolegë gjyqtarë.

“Saktësisht sa ankesa ka pasur për Gjoko Ristov nuk mund ta them tani. Këshilli Gjyqësor veproi mbi kërkesën e Gjykatës Themelore Penale dhe lejoi që hetimi të përcaktojë atë që ishte e nevojshme,” tha Kambovski.

Më 18 janar, u realizua bastisje në shtëpinë në Negotinëtë prindërve të gjykatësit të Apelit në Shkup, Gjoko Ristov, ku në murin e kuzhinës u gjetën 350 mijë euro.

Më 20 janar, Ministria e Punëve të Brendshme ngriti kallëzim penal kundër gjykatësit të Apelit Gjoko Ristov për “përfitim të kundërligjshëm dhe fshehje të pasurisë” dhe “pastrim parash dhe të ardhurash tjera nga vepra penale”.

Më 21 janar, Prokuroria Publike kërkoi arrest shtëpiak për Ristovin si dhe masa të kujdesit, konfiskimin e përkohshëm të pasaportës ose ndonjë dokumenti tjetër për kalimin e kufirit.

Po të njëjtën ditë, më 21 janar, Gjykata Penale reagoi menjëherë për gjykatësin me imunitet i cili njoftoi Këshillin Gjyqësor, të cilët ia hoqën imunitetin gjykatësit.

Avokati i gjykatësit ka deklaruar se paratë janë të prindërve të Ristovit.

Përveç bastisjes në shtëpinë e prindërve të tij, dy javë para saj është bastisur edhe banesa e Ristovit në Shkup, po nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Para një jave, ai u ka thënë kolegëve në Gjykatën e Apelit Shkup se ishte i sëmurë dhe se do të shkonte në pushim mjekësor. Që atëherë, kolegët nuk e kanë parë. Ndërkaq, telefonin mobil ka ndaluar ta përdorë që para rreth një muaji e disa ditësh.

Bastisja lidhet me rastin në të cilin ndiqet penalisht ish avokati shtetëror Fehmi Stafa, i cili ndodhet në paraburgim pasi po hetohet për marrje ryshfeti prej 50,000 eurove për të ndërmjetësuar dhe ndikuar te një gjykatës në Gjykatën e Apelit të Shkupit në lidhje me një çështje që po zhvillohej kundër klientit të tij.

Fehmi Stafa është ish-Avokat i Shtetit i Maqedonisë. Bashkëshortja e Ristovit ishte kolege e tij dhe punon në Avokaturën e Shtetit. Sipas hetimit të 14 dhjetorit, Stafa i ka dhënë ryshfet Ristovit në emër të biznesmenit të akuzuar Ljupço Pecov, i njohur si “Djalli”, i cili deri së fundmi ishte në arrati.

Gjoko Ristov, kur në shkurt 2020 u zgjodh gjykatës në Gjykatën e Apelit të Shkupit, ku trajton çështje penale në deklaratën e pasurisë personale kishte deklaruar apartament prej 70 metrash katrorë në Shkup, një automjet “Volkswagen Passat” të vjetër rreth një dekade dhe një kredi prej 1.5 milion denarësh që duhet të kthehet deri në 2038.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com