Për zgjedhjen e Qeverisë me Badenter, Izet Mexhiti tha se nuk është i bindur se është më e mira, por shtoi se mund të bisedohet si ide e të analizohet me ekspertë të fushës, shkruan TV21. Mexhiti tha se “zgjedhja e Qeverisë me Badenter nuk nënkupton faktorizimin e shqiptarëve, nënkupton faktorizim të jomaqedonasve”, që siç theksoi, duhet menduar më mirë pasi në të kaluarën ka pasur deputetë që herë deklaroheshin maqedonas, herë vlleh, e herë të ndonjë komuniteti tjetër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume