Një ditë më parë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka reaguar i tronditur pas djegies së librit të shenjtë Kuran në varrezat e Çabratit në Gjakovë, duke e cilësuar këtë veprim si akt vandal, kriminal dhe të “porositur”.

Sipas Tërnavës, raste të tilla janë pasojë e propagandës dhe gjuhës së urrejtjes që, sipas tij, po përhapet nga individë dhe grupe të caktuara.

Ndërkohë, lidhur me akuzat për deklarata nxitëse, ka reaguar edhe Lëvizja për Rikthim. Përfaqësuesi i saj, Arben Gashi përmes një interviste me “Kosova Live” në T7 ka mohuar çdo përfshirje të kësaj lëvizjeje në djegien e Kuranit, duke theksuar se askush nga grupi që ai përfaqëson nuk ka kryer një gjest të tillë.

Gashi tha se deklaratat e tyre janë keqinterpretuar dhe se Lëvizja për Rikthim nuk qëndron pas asnjë veprimi që cenon ndjenjat fetare apo nxit urrejtje.

Rasti i djegies së Kuranit në Çabrat është duke u hetuar nga Policia e Gjakovës.

Për më shumë, ndiqni videon:

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume