“Nëse nuk kanë punë tjetër le të vazhdojnë me këtë fushatë që e bëjnë, por në mesin e shkurtit, fillimin e marsit do të ballafaqohen me bagerat”, kështu u përgjigj kryetari i Çairit Izet Mexhiti për akuzat e BDI-së se ky i fundit ka mashtruar në lidhje me investimet në Çair, shkruan TV21. Mexhiti tha se projektet janë gati, por punimet do të fillojnë në fillim të marsit për shkak të kushteve atmosferike, që siç tha, të mos u shkaktojnë shumë telashe qytetarëve.

Tutje, Mexhiti tha se përgatitjet janë intensive që në Çair të ndodh bumi më i madh i investimeve dhe shtoi se, pjesa dërmuese e programit do të realizohet brenda vitit të parë të qeverisjes.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com