Qytetarët t’i përditësojnë të dhënat e tyre për “Qytetin e Sigurt” në sportelin e posaçëm në TVM ose në stacionet e kontrollit teknik
Ministria e Punëve të Brendshme i rikujton qytetarët se në sportelin e posaçëm në Departamentin e Çështjeve Civile, në ndërtesën e TVM-së (kati përdhes) në Shkup, i cili punon çdo ditë pune në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 17:00, mund të paraqesin kërkesë për ndryshimin e dhënave të kontaktit të cilat i kanë dorëzuar gjatë regjistrimit të automjeteve, nëse ka pasur ndonjë ndryshim ose në rast se kanë marrë ndonjë njoftim me të dhëna të pasakta.
E njëjta gjë mund të bëhet edhe në stacionet e kontrollit teknik të automjeteve në vend ku është i caktuar një referent i deleguar i MPB-së.
Me hapjen e këtij sporteli, Ministria e Punëve të Brendshme edhe një herë konfirmon zotimin, transparencën dhe përkushtimin e saj në të mirë të sigurisë dhe nevojave të qytetarëve.