Sekuestrohen produkte të duhanit nga një objekt shitjeje me pakicë – shmanget akcizë prej 509 mijë denarë
Dogana me aksion në Strugë:
Një sasi e madhe e produkteve të duhanit pa pulla akcize, me vlerë mbi 1,8 milionë denarë, është sekuestruar gjatë një aksioni të ekipeve mobile doganore dhe zyrtarëve doganorë nga Njësia Doganore e Manastirit, gjatë një kontrolli në një objekt shitjeje me pakicë në Strugë.
Gjatë kontrollit janë gjetur 1.027 kuti cigare, 1.387 cigare elektronike (vejpë), 530 cigarela, 503 paketime duhani për nargjile, 77 puro dhe 19 paketime duhani për tymosje, të gjitha pa pulla akcize.
Me këtë aksion është parandaluar një tentativë për tregti të paligjshme të mallrave me akcizë, për të cilat është shmangur pagesa e akcizës në vlerë prej 509 mijë denarësh. Kundër autorëve është iniciuar procedura përkatëse.
Drejtoria e Doganave vazhdon me kontrolle të shtuara me qëllim parandalimin e tregtisë së paligjshme të produkteve me akcizë, mbrojtjen e interesave financiare të shtetit dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.


