Më ftohtë këtë mëngjes ishte në Kodra e Diellit, ku u matën -3 gradë celsius, ndërsa trashësia e borës ka arritur në 34 centimetrash.

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) informon se në Shkup – Petrovec, Krushevë dhe Mavrovë janë regjistruar 0 gradë, 1 në Tetovë dhe Lazaropole, 2 në Shkup-Zajçev Rid dhe Strumicë, 3 në Prilep, Veles, Berovë dhe Kavardar, 4 në Ohër, Kriva Pallankë dhe Pretor, 5 në Manastir dhe Vinicë, 7 në Gjevgjeli, 8 në Shtip, 9 në Demir Kapi.

Më shumë reshje shiu në 24 orët e fundit ka rënë në Mavrovë, 12 litra për metër katror, pasuar nga 10 në Lazaropole dhe Pozharanë, gjashtë në Pozar, pesë në Tetovë, katër në Krushevë, tre në Pretor, Popova Shapka, dy në Manastir, Ohër, Gjevgjeli, një në Demir Kapi, Kavadar, Strumicë, Berovë, Prilep.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume