Rrezik i lartë nga ortekët në Malin Sharr! Parku kombëtar apel për kujdes në lartësitë mbi 1700 metra
Parku Kombëtar Mali Sharr njofton se në territorin e parkut është konstatuar rrezikshmëri e lartë nga ortekët, veçanërisht në zonat mbi 1700 metra lartësi mbidetare, përcjell TV21. Pas një orteku të vërejtur dhe analizave profesionale të stabilitetit të borës, rreziku është vlerësuar në shkallën 4 sipas standardit evropian. Autoritetet u bëjnë thirrje vizitorëve të shmangin zonat e rrezikshme, të mos lëvizin pa shoqërim profesional dhe të raportojnë vizitat, duke theksuar se situata po monitorohet vazhdimisht.
Mgid