Për shkak të protestës së transportuesve të kamionëve, janë bllokuar disa pika kufitare për hyrje dhe dalje nga shteti. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet normalisht, në kushte të kryesisht lagështa të rrugëve. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar.
LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, zona pranë lumenjve dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.
Kjo vlen veçanërisht për segmentet rrugore: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Mgid