Ziadin Sela braktis AKI-në edhe në Qytetin e Shkupit, këshilltari Naim Bajrami do të veproj i pavarur
Këshilltari Naim Bajrami, i cili deri më tani ishte pjesë e Aleancës për Shqiptarët të udhëhqur nga Ziadin Sela ka vendosur të braktis koalicionin AKI që udhëhiqet nga BDI dhe ASH-Taravari.
Bajrami tani e tutje ka vendosur të veproj si këshilltar i pavarur.
Këtë e bëri të ditur sot kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Dame Dimitrovski, duke iu referuar një shkrese zyrtare të dorëzuar më 9 janar.
“Ju njoftoj se, në përputhje me shkresën e datës 9 janar, anëtari i Këshillit Naim Bajrami, nga AKI, në punën e mëtejshme të Këshillit do të veprojë si anëtar i pavarur”, deklaroi Dimitrovski.
“Vendimi për të vepruar si këshilltar i pavarur është vendim i partisë sime amë. Do të mbetem kritik”, tha Naim Bajrami.
Ziadin Sela dhe stuktura që udhëheq ai pas zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar vendosi të shkëpus bashkëpunimin me AKI dhe të veproj e pavarur. /ZYRTARE.net/